Aksident tragjik në Itali, humb jetën 29-vjeçari shqiptar (Emri)

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali ku ka ndërruar jetë një 29-vjeçar shqiptar.

Viktima është identifikuar si Klajdi Tahiri me origjinë nga Elbasani.

I riu raportohet se po udhëtonte me makinë drejt Veronës kur është përplasur me një kamion.

Dyshohet se pas një parakalimi të gabuar, mjeti ku udhëtonte Klajdi Tahiri ka dalë në korsinë e kundërt duke u përplasur me një kamion.

Raportohet se shoferi i kamionit një 45-vjeçar me origjinë rumune ka bërë gjithçka për të shmangur goditjen, duke u përpjekur të devijojë djathtas, por pa sukses, për shkak të bordurave të betonit të karburantit që ndodhet aty pranë.

Mediat italiane raportojnë se Tahiri drejtonte një Mercedes Vito dhe si pasojë e aksidentit ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Me origjinë nga Elbasani, viktima kishte jetuar në Villanuova sul Clisi së bashku me familjen e tij. Ai kishte studiuar në Cfp Zanardelli dhe punonte në sektorin e ndërtimit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *