Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ku një 36-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme pas një aksidenti në Appiano, Bolzano.

Aksidenti ka ndodhur pak minuta pas orës 14:00 në autostradë, kur furgoni i drejtuar nga Besmir Sadiku, resident në Appiano është përplasur me një kamion TIR, pavarësisht sinjalizimeve për rrezik të trafikut të mjeteve të rënda në rrugë.

Pjesa e përparme e furgonit u palos e gjitha rreth trupit të Sadikut, duke mos i lënë asnjë shans për të jetuar.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e urgjencës që e nxorën me shpejtësi trupin e shqiptarit, ndërkohë që mbërriti dhe helikopteri për ta transportuar në spital, por gjithçka ishte e kotë, pasi ai kishte vdekur në vend pas përplasjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *