Një aksident tragjik ka ndodhur në Kenia ku të paktën 30 persona kanë mbetur të vdekur pasi një autobus doli nga një urë dhe përfundoi në lumë.
Sipas mediave të huaja raportohet se autobusi po udhëtonte nga Meru për në qytetin port të Mombasa kur doli nga ura Nithi në Qarkun Tharaka Nithi të dielën mbrëma.
Mësohet se aksidenti ndodhi rreth orës 18:30, ku ekipet e shpëtimit u detyruan të ndërpresin përpjekjet pas rënies së natës. Numri i të vdekurve vazhdoi të rritet edhe mëngjesin e ditës së sotme. Nuk dihet akoma se sa njerëz ishin në autobus kur u aksidentua.
Zyrtarët thanë se hetimet fillestare treguan se frenat e automjetit të kompanisë Modern Coast mund të kenë pësuar defekt pasi autobusi udhëtonte me shpejtësi të lartë mbi urë.