Aksident tragjik në Kosovë, vdes 19-vjeçari

Një 19-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Kosovë ku një mjet goditi për vdekje këmbësorin si dhe dy makina të parkuara në trotuar.

Sipas dëshmitarëve, aksidenti tragjik ndodhi për shkak të shpejtësisë së madhe të një makine, e cila goditi dy makina të parkuara në trotuar, të cilat më pas goditën për vdekje këmbësorin.

Pas aksidentit të rëndë shoferi i përlotur ka kërkuar të vdesë edhe vetë.

I dyshuari për shkaktimin e aksidentit, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë. Por, fillimisht ai është trajtuar në emergjencën e QKUK-së, ku ka marrë trajtim për shkak të shokut traumatik që e ka pësuar nga ngjarja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *