Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Maliq, ku për pasojë ka humbur jetën një person.
Mësohet se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa.
Sakaq, familjarët e kërkonin atë në gjithë zonën, ndërsa shoferi i mjetit tip “Benz” mësohet se i kishte kërkuar të kthehej në shtëpi. Por pavarësisht kësaj, shtetasi me iniciale K.H është hedhur drejt makinës e cila ishte në lëvizje.
Si pasojë e plagëve të marra, edhe pasi u dërgua me urgjencë në spital, ai ka ndërruar jetë, ndërsa shoferi është shoqëruar në komisariat.
Njoftimi i policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 24.04.2022, rreth orës 11:00, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas, Maliq, shtetasi L. T., banues në fshatin Rëmbec, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin K. H., banues në Rëmbec, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit L. T., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksident