Aksident tragjik në `Rrugën e Kombit`, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti të rëndë të shënuar në `Rrugën e Kombit` në aksin Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti.

Mësohet se 2 automjete janë përplasur dhe shtetësja me inicialet Gj.Ll, e cila ishte pasagjere, mbeti fillimisht e plagosur rëndë dhe u bë nisja e saj drejt spitalës të Traumës. Por ajo nuk i mbijetoi dot plagëve të marra duke ndërruar jetë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti, automjeti me drejtuese shtetasen B.Ll., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J.L., ku si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë shtetasja Gj.Ll., pasagjere  në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .

Informacioni në vijim

Në vijim të informacionit paraprak ju informojmë se ka ndërruar jetë shtetasja Gj.Ll., e cila ndodhej pasagjere në mjetin me drejtuese shtetasen B.Ll.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *