Aksident tragjik në Zagreb, humbin jetën 12 persona

Dalja e autobuzit nga rruga  në Zagreb u bë shkak i një aksidenti tragjik ku mësohet se 12 persona  kanë humbur jetën dhe 32 të tjerë janë plagosur.

Sipas informacioneve nga mediat polake, në mesin e pasagjerëve në autobus ishin 3 priftërinj dhe 6 murgesha pasi grupi po nisej për në Medjugorje .

Gjithashtu mësohet se 11 prej viktimave kanë ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje ndërsa një prej tyre në spital.

Ndërkohë dyshohet se në autobus mund të jetë persona të tjerë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *