Në finalen e kualifikimeve të Moto3, të Italisë, ndodhi një aksident i frikshëm, me pasoja të renda për Jason Dupasquier. Aksidenti i shumëfishtë u shkaktua në xhiron e fundit të provave kualifikuese në daljen e një kthesës, ku Dupasquier u rrëzua dhe u godit nga motori tij por edhe nga pilotët që vinin pas, Sasaki dhe Alcoba. Zvicerani 19-vjeçar u transportua me helikopter në spitalin Careggi në Firence. Siç bëhet e ditur, Dupasquier iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrjeje neurokirurgjikale kushtet e tij shëndetësorë janë përcaktuar si “komplekse” dhe shumë serioze.
Menjëherë provat u ndërprenë për t’i dhënë ndihmën e shpejtë pilotit i cili mbeti në pistë pa ndjenja për disa minuta ndërsa mbërriti edhe helikopteri për ta transportuar në spital.
Flamuri i kuq i ngritur mbylli aty menjëherë provat ku koha e regjistruar nga Tatsuki Suzuki u konsiderua si koha më e shpejtë e provave.
/Burimi Il Messaggero: përshtati në shqip Priza.al/