Policia Rrugore do të ketë 100% “sy” në 200 kilometra rrugë. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato.
Qato u shpreh se rrugët duke filluar nga Elbasan-Tiranë-Durrës-Vlorë do të mbulohen 100% me teknologji. Sipas tij, bëhet fjalë për autostrada dhe rrugë interurbane kryesore.
“Është e pamundur që të gjitha akset rrugore t’i mbulojmë me shërbime. Ne kemi sot vizionin nga polici në rrugë tek teknologjia. Vitin e kaluar shtuam flotën. Jemi prapë këtë vit duke shtuar. Shumë shpejt, brenda një kohe të shpejtë, 200 kilometrat e para do mbulohen 100% me teknologji, dhe kjo do na japë një impakt të jashtëzakonshëm. Duke filluar Elbasan, Tiranë, Durrës, deri në Vlorë. Gjithë akset rrugore që janë autostrada ose interurbane krysore”, tha Qato.
Drejtori i Policisë Rrugore, u shpreh se në këtë mënyrë do të ngrihet një Qendër Kombëtare e Monitorimit dhe do të kontrollojë çdo shkelje të përdoruesve të rrugës.
“Me ndryshimet që është propozuar në Kodin Rrugor është përcaktuar që limit ka qenë 110 të vejë 130. Në kohën që do mbulohet do të ketë një Qendër Kombëtare të Monitorimit të këtyre akseve. Do të kontrollohet tejkalim i shpejtësisë, përdorim i telefonit, mosvendosja e rripit, parakalimet e gabuara, sjelljet agresive në rrugë, të cilat ne kemi mundësi që t’i monitorojmë dhe të marrim masa ndaj çdo drejtues mjeti”, tha Qato./Opinion.al