Kryeministri Rama pritet të dalë sot në një konferencë për mediat në orën 13:00. Bashkëbisedimi me gazetarët do të zhvillohet në sallën e hartave në kryeministri.
Konferenca vjen fill pas ngjarjeve të rënda kriminale ku në 5 ditë kanë humbur jetën 10 persona, në aksidente rrugore dhe masakrën e Velipojës.