Emri/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit, shpëton vajza e tij 1-vjeçare

Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Nuvolerë ndërsa viktima është identifikuar si Edi Berisha. Raportohet se Berisha po drejtonte një automjet tip Renault dhe së bashku me të ishte dhe vajza e tij 1-vjeçare, e cila për fat të mirë i ka shpëtuar aksidentit. Ajo menjëherë u dërgua në spital ku dhe po merr ndihmë mjekësore.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se i riu shqiptar ka kaluar në korsinë e kundërt teksa po udhëtonte në drejtim të Salos. Në atë moment po vinte një kamion ku dhe janë përplasur me njëri tjetrin. Si pasojë e aksidentit mbeti i plagosur dhe shoferi i kamionit.

Siç ndodh gjithmonë në këto ngjarje, shkruajnë mediat italiane, do të hapet një çështje hetimore për aksident me pasojë vrasje. Automjetet e përfshira në aksident janë sekuestruar, ndërsa trupi i 23-vjeçarit është ende në dispozicion të organeve të drejtësisë. I riu më pak se një muaj më parë kishte mbushur 23 vjeç.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *