Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën dhe një prej tyre përfundoi brenda një lokali, ku dhe ishte ulur i mituri 10-vjeçar. Ky i fundit nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja ndodhi në fshatin Bërxull, në rrugën “Shkëndija.
Blutë kanë arrestuar dy shoferët, 30 dhe 63 vjeç, që u përfshinë në aksident. Policia bëri me dije se drejtuesit ishin shtetasit E. H., 30 vjeç dhe N. A., 63 vjeç.