Aksidenti i trefishtë në Kosovë/ Mjeku: Të lënduarit janë në gjendje stabël

13 persona kanë marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas aksidentit që ndodhi në Vragoli, ku mbeten 30 të lënduar. Në lidhje me këtë, mjeku kujdestar, Naser Syla, tha se gjendja e tyre është stabël dhe të gjithë kanë dalë nga spitali.

“Janë sjellë 13 persona prej aksidentit ku 7 prej tyre janë nxënës. Të gjithë e kanë marrë trajtimin dhe gjithë janë dërguar në shtëpi pasi s’kanë pasur lëndime të rënda”, tha Syla.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:50. Autobusi me nxënës që ishte nisur për ekskursion në Shqipëri është përplasur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë me një kamion dhe një makinë me targa vendase. Si pasojë e aksidentit, mësohet se 30 persona kanë mbetur të plagosur.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit të trefishtë. Paraprakisht, shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë shpejtësia përtej normave të lejuara, mosrespektimi i sinjalistikave rrugore ose parakalim i gabuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *