E rëndë ishte ngjarja mbrëmjen e djeshme, ku në akidentin e ndodhur në aksin Levan-Tepelënë.
Burime për median bëjnë me dije se ka shkuar në tre numri i viktimave pasi ka humbur jetën shtetësja, Fatbardha Lelaj si pasojë e plagëve të marra. 53-vjeçarja udhëtonte me bashkëshortin e saj 54-vjeçar Sokrat Lelaj, punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe nënën e sa 78-vjeçare Bylyre Salaj, kur u përplasën me një tjetër makinë.
Efektivi dhe nëna e gruas gjetën menjëherë vdekjen në vendin e ngjarjes. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë, jashtë rrezikut për jetën.