Policia ka arrestuar 27-vjeçarin që drejtonte automjetin tip “Benz” i cili u përplas me mjetin ku udhëtonte punonjësi i policisë, Agron Shaba. Ky i fundit humbi jetën pas plagëve të marra nga aksidenti.
I riu akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, në lidhje me një aksident rrugor, në aksin rrugor “Patos-Fier”, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ka aksidentuar, me pasojë vdekjen, shtetasin A. S. (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos).