Aksidenti me një viktimë në Lezhë/ Reagon policia

Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër.

Një automjet ka përplasur këmbësorin (ende të paidentifikuar) i cili ka ndërruar jetë. Blutë njoftojnë se kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:50, në aksin rrugor Lezhë-Shkoder, në Balldre, shtetasi G. B. duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar një këmbësor akoma të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lezhë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *