Aksidenti me një viktimë në Manzë; arrestohen 3 persona

Policia e Durrësit ka bërë të ditur detaje të reja në lidhje me aksidentin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Sukth – Manzë, ku për pasojë mbeti i vrarë shtetasi me inicialet M.N.

Viktima ishte pasagjer në motomjetin pa targa që drejtohej nga shtetasi Gj.R, në momentin që është përplasur fillimisht nga 24-vjeçari dhe ka rënë në tokë. Më pas, shtetasi që humbi jetën është goditur edhe nga automjeti me drejtues shtetasin H.H.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë larguar nga vendi ngjarjes, por kanë rënë rë pranga ditën e sotme. Policia ka arrestuar edhe drejtuesin e motomjetit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Sukth-Manzë”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi M. N. (pasagjer në një motomjet), ju bëjmë me dije se:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës kapën dhe arrestuan shtetasit A. H., 24 vjeç, banues në Sukth, H. H., 66 vjeç, banues në Sukth i Ri dhe Gj. R., 43 vjeç, banues në Kullë, Durrës. Rreth orës 20:45, në aksin rugor “Sukth – Manëz”, automjeti me drejtues shtetasin A. H., është përplasur me motomjetin pa targa, me drejtues shtetasin Gj. R. dhe me pasagjer shtetasin M. N. Nga kjo përplasje, ka rënë nga motomjeti, në rrugë, shtetasi M. N., ndërsa 24-vjeçari është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasi M. N., është goditur edhe nga automjeti me drejtues shtetasin H. H., i cili gjithashtu është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë, shtetasi M. N. ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një shtetasi, dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *