Aksidenti me pasojë vdekjen e turistes gjermane; arrestohet shoferi serb i kamionit

Shoferi i kamionit është arrestuar pas aksidentit të ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”, ku humbi jetën një turiste gjermane. Shtetasi serb me inicialet S. M, ra në pranga pasi kamioni që drejtonte u përplas me mjetin që drejtohej nga 56-vjeçarja gjermane.

Kamioni ka rrëshqitur dhe ka goditur automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane, e cila udhëtonte bashkë me bashkëshortin e saj.

Njoftimi i policisë:

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”, ju informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin serb S. M., 50 vjeç, pasi kamioni që drejtohej nga 50-vjeçari, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe. Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën 56-vjeçarja dhe është dëmtuar shtetasi P. K., pasagjer në automjetin që drejtohej nga kjo shtetase.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *