Aksidenti me vdekje në Tiranë, arrestohet shoferi

Një 58-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet në në bulevardin “Bajram Curri”, teksa po udhëtonte me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, teksa është bërë publike nga policia përmes një njoftimi zyrtar këtë të shtunë.

Në lidhje me rastin është arrestuar drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, një 33-vjeçar nga Kukësi.

Materialet në ngarkim të tij u referuan në prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.“

E. R., 33 vjeç, banues në Kukës, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar mjetin kamion ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. Sh., 58 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë më pas në spital” njofton policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *