Aksidenti në aksin Lezhë-Shkodër/ 20-vjeçarja humb kontrollin e makinës , ndërron jetë e moshuara, plagosen tre pasagjerët

Policia e Lezhës ka reaguar në lidhje me aksidentin e ndodhur në superstradën Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Dajç”.

Mësohet se 20-vjeçarja me iniciale F. B., ka humbur drejtimin e mjetit ku për pasojë ka dalë nga rruga.

Nga përplasja e fortë, për fat të keq, ka humbur jetën shtetasi me iniciale I. K. 73 vjeç, pasagjer në mjet, si dhe janë lënduar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal të Lezhës tre pasagjerët A.B. 53 vjeç, A.B. 43 vjeçe dhe O.B.19 vjeçe.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur “Dajç”, shtetasja F.B. 20 vjeçe, banuese në Shkodër, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga.

Për pasojë, ka ndërruar jetë shtetasi I.K. 73 vjeç, pasagjer në mjet, si dhe janë lënduar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë për mjekim edhe 3 pasagjerët e tjerë, shtetasit A.B. 53 vjeç, A.B. 43 vjeçe dhe O.B.19 vjeçe.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *