Aksident në aksin Peqin-Elbasan/ Ndërron jetë punonjësi i policisë, 6 të plagosur (Video)

Mbrëmjen e së premtes një aksident I rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin. Bëhet me dije se ka humbur jetën Ardian Xhaja,51-vjec, me origjinë nga Saranda, një punonjës i policisë së burgut të Peqinit.

Mësohet se rreth orës 21:20 në fshatin Lazaren janë përplasur një kamioçinë dhe mjeti tip “Ford”. Për pasojë, Ardian Xhaja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve që ndodhej në mjetin tip “Ford”. Ndërsa të plagosur kanë mbetur gjashtë persona të tjerë që ishin pasagjerë në dy mjetet.

Të plagosurit janë, Adem Senja, 53 vjeç, Nazmi Hysa, 60 vjeç, Gezim Baku, 60 vjeç, Marius Hysa, 30 vjeç, Kudret Hasa, 27-vjeç dhe Maksim Ranxha 50-vjeçar. Ndërsa viktima është Ardjan Xhaja, polic i burgut të Peqinit.

Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende, grupi hetimor ndodhet po punon për zbardhjen e shkakut të aksident.

Njoftimi i policisë:

Peqin/ Informacion paraprak

Më datë 11.06.2021, rreth orës 21:20, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Lazaren, Peqin, janë përplasur mjetet Kamioçin dhe mjeti tip “Ford”, si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë pasagjeri në mjetin tip ” Ford”.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *