Aksidenti në Pogradec, reagon policia

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Lin.

Uniformat blu bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë mjetet tip ‘Opel’ dhe “Volkswagen”.

Mësohet se e aksidentuar ka mbetur pasagjerja e automjetit ‘Opel’, e cila është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.08.2022, rreth orës 20:20, në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Piskupat, janë përfshirë në një aksident mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin P. C., 60 vjeç, me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. M. 36 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar shtetasja B. C., pasagjere në mjetin tip “Opel”, e cila u dërgua në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesit e mjeteve po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *