Policia e Tiranës ka arrestuar drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin me vdekjen e të riut në autostradën në zonën e Astirit.
Bëhet me dije se është arrestuar shtetasi P. M. (M)., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën “Teodor Keko”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas ende të paidentifikuar.
Sipas policisë, viktima është ende i paidentifikuar, teksa nga pamjet shihet se është relativisht i ri.
Makina e drejtuar nga shtetasi P.M. ka marrë para dhe e ka “fluturuar” disa metra larg viktimën që po kalonte rrugën në një vend pa rrugë për këmbësorët.
Ky aks sipas qytetarëve është tepër problematik për banorët pasi nga Dogana deri te zona e njohur “Rrethi Astirit” nuk ka mbikalime.