Një aksident me pasojë vdekjen e nënës dhe djalit 6-vjeçar ndodhi gjatë mesditës së sotme në qytetin e Beratit, ku sipas policisë, ishte shofere që humbi kontrollin e mjetit dhe më pas përfundoi në lumin e Osumit.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.
Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.