Të tjera detaje vijnë nga aksidenti i rëndë i pak minutave më parë në aksin Korcë – Bilisht pranë fshatit Plasë.
Në aksident ku janë përfshirë dy makina një tip “Toyota” dhe një tip “Renault”, janë plagosur 4 persona, nga dy për secilën makinë.
Mësohet se shtetasja, pasagjere në mjetin tip “Toyota” ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore, ndërsa 3 të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.
Priza.al mëson emrat e katër personave të përfshirë në aksident:
– Drejtuesi i mjetit “Toyota”, Besnik Cakollari.
– Drejtuesi i mjetit “Renault”, Jetnor Lumani.
– Pasagjerja e mjetit tip “Toyota”, Johana Elmasllari (në gj të rëndë).
– Pasagjeri i mjetit “Renault”, Astrit Muhaxhiri.
Njoftimi i policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 05.04.2022, rreth orës 19:45, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, Maliq, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin B. C. dhe mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin J. L.
Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, konkretisht shtetasja J. E., (pasagjere në mjetin tip “Toyota”) e cila aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe shtetasi A. M., (pasagjer në mjetin tip “Renault”) i cili së bashku me dy drejtuesit e mjeteve, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit. /Priza.al