Aksidenti në Kroaci/ Arrestohet shoferi i autobusit ku vdiqën 10 persona: Më zuri gjumi në timon…

Policia ka arrestuar shoferin e autobusit që shkaktoi tragjedinë këtë mëngjes në Kroaci, ku humbën jetën 10 shqiptarë të Kosovës dhe u plagosën mbi 40 të tjerë.

Sipas zv. Prokurorit Komunal të Shtetit në Kroaci, Slavko Pranjic shoferi i autobusit që shkaktoi viktimat ka deklaruar se e kishte zënë gjumi për një moment.

“Shoferi u arrestua nën dyshimin për drejtimin e automjetit në mënyrë të papërshtatshme. Cilat janë arsyet për këtë, nuk mund të themi tani për tani. Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do ta përcaktojmë atë më vonë”, tha zyrtari kroat.

Ministria e Jashtme në Prishtinë deklaroi zyrtarisht se nga aksidenti tragjik në Kroaci kanë humbur jetën 10 shqiptarë të Kosovës, 44 kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve, ndërsa 15 janë në gjendje më të rëndë për jetën.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli deklaroi se fatmirësisht mes viktimave nuk ka fëmijë. Ata ishin duke u kthyer nga Gjermania kur autobusi doli nga rruga në Kroaci.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *