Aksidenti në Kroaci me 12 pelegrinë të vdekur, flet organizatori i udhëtimit: Është një gjë shumë e dhimbshme për mua

Jaroslaw Milkowski drejtor i zyrës “U brata Jozef” tregoi se ishte organizatori i udhëtimit që u kthye në tragjedinë me 12 viktima .

Jaroslaw tha për mediat polake se:

“Është një gjë shumë e dhimbshme për mua. Sidomos që sapo varrosa nënën time sot. Tani jam kthyer nga varrimi dhe po shkoj në polici. Është vërtet e vështirë për mua, por gjykimet e Zotit që ne jetojmë janë të panjohura.

Unë kam çuar një pjesë të grupit nga Varshava në Czestochowa, por për shkak të varrimit të nënës sime nuk shkova me pelegrinët. Unë duhej t’u bashkohesha më vonë, kisha një biletë avioni.

Autobusi duhej të udhëtonte gjatë natës pa u ndalur, dhe pelegrinët duhej të mbërrinin në Medjugorje rreth mesditës të së shtunës. Në orën gjashtë të mëngjesit të së shtunës mora informacion për aksidentin…”, tregon ai me lot në sy.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *