Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar për aksidentin e autobusit shqiptar në Kroaci, si pasojë e të cilit një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën rëndë.
Kreu i shtetit i shpreh ngushëllime familjes së të ndjeri, që ndërroi jetë në këtë aksident. Sipas presidencës, Begaj siguron të gjithë familjarët e të lënduarve se po e ndjek situatën në vijimësi duke komunikuar me Ambasadorin shqiptar në Kroaci, si dhe me autoritetet kroate.
Të plagosurit po marrin trajtim mjekësor në spitalet e Kroacisë. Ndërkohë nuk dihen ende rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.