Një aksident i rëndë ndodhi në Kuçovë pasditen e kësaj të enjte, ku 20-vjeçari Leonard Pasho aksidentoi për vdekje nënën e tij.
Ai ka humbur kontrollin e motorit duke u përplasur me një bordurë betoni në anë të rrugës dhe si pasojë ka mbetur e vdekur nëna, Miranda Pasho.
Burime bëjnë me dije se motomjeti është përplasur me bordurën pas manovrës së shoferit për të shmangur përplasjen e një fëmijë.
Fatmirësisht fëmija ka shpëtuar pa u prekur por ka ndërruar jetë 46-vjeçarja që ishte pasagjere në motor.
Përveç manovrës, shkak dyshohet të jetë bërë edhe shpejtësia tej normave të lejuara.