Është arrestuar një ditë më vonë shtetasi, Mariglen Skënderaj në lidhje me aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Sënderaj akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” drejtuesi i automjetit “Opel Zafira”.
Në këtë aksident mbetën të vdekur tre persona të së njëjtës familje, përkatësisht Sokrat Lelaj, Fatbardha Lelaja dhe Bylyre Salaj, nëna e Fatbardhës.
Njoftimi i Policisë:
Është arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” drejtuesi i automjetit “Opel Zafira”, shtetasi Mariglen Skënderaj.
Skënderaj mbeti i plagosur bashke me bashkesorten dhe vajzen 6-vjecare pas perplasjes se ndodhur mbremjen e se enjtes ne afersi te fshatit Buzmadh ne autostraden Levan Tepelene.
Nga aksidenti mbeten te vdekur tre persona, përkatesisht Sokrat Lelaj, Fatbardha Lelaja dhe Bylyre Salaj, nëna e Fatbardhës.