Petro Piti, një 25-vjeçar nga Ura Vajgurore në Berat, humbi jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e sotme në Kashtebardh, në aksin nacional Lushnjë-Berat. Ai ishte shofer i autobotit me karburant që u përplas me një zetor.
Piti ishte gjithashtu pronar i një pike karburanti në vendin ku jetonte. Në momentin e aksidentit, autoboti i tij përfundoi i përmbysur në një kanal kullues. Ai mbeti i bllokuar për më shumë se një orë derisa banorët e zonës, efektivët e Policisë dhe zjarrfikësit arritën ta nxjerrin.
Fatkeqësisht, ai nuk arriti të mbijetojë dhe ndërroi jetë në spital, pas plagëve të marra. Dyshimet e para sugjerojnë se drejtuesi i autobotit nuk e pa mjetin bujqësor dhe tentoi ta shmangë përplasjen, duke rezultuar në përmbysje.