Vdekja e dyfishtë e baba e bir mbrëmjen e djeshme në një aksident në Rrugën e Kombit ka shkaktuar dhimbje jo vetëm tek familja eës por ka prekur edhe mbarë opinionin publik.
Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin Milot-Rubik, ku u përfshinë dy automjete. Në aksident fatkeqësisht humbi jetën Shkurt Prenga, 31 vjeç, dhe djali i tij i mitur 3 vjeç. Cifti nga fshati Rrilë i Lezhës, udhëtonte bashkë e fëmijën e tyre në mjetin tip ‘Opel’ kur u përfshinë në aksident, duke u përplasur me një ‘Benz’.
Si pasojë e përplasjes, mjeti ku udhëtonte çifti i ri është përplasur dhe me barrierën e rrugës, duke bërë që për dy anëtarët e familjes goditja të jetë fatale. I mituri ndërroi jetë në vend, ndërsa babai i tij në spital. Nga hetimet paraprake, ka dyshime se shkak është bërë një parakalim i gabuar nga mjeti tip ‘Benz’ që u përfshi nga flakët,
Sot, është arrestuar në spital drejtuesi i automjetit tip “Benz”. Bëhet me dije se policia i ka komunikuar masën e arrestit në Spitalin e Tramuës Arlind Mihajt, i cili ndodhet në gjendje kritike.
Automjeti tip “Opel” ku humbi jetën i mituri 3-vjecar, drejtohej nga shtetasi Sh.P., 33 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë i cili ka ndërruar jetë. Nga aksidenti ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë bashkëshortja e tij shtetasja F.P., 26 vjeç.
/Priza.al/