Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pukë-Fierzë. Një automjet ka dalë nga rruga duke rënë në lumin e Arrëzit.
Si pasojë, është lënduar drejtuesi i automjetit shtetasi me inicialet R. I., 73 vjeç, shtetasi A. D., dhe shtetasja L. D, pasagjerë në automjet të cilët janë dërguar në Spitalin e Pukës për ndihmë mjeksore.
Njoftimi i policisë:
Pukë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Pukë-Fierzë, automjeti që drejtohej nga shtetasi R.I, ka dalë nga rruga duke rënë në lumin e Arrëzit.
Si pasojë janë lënduar jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i automjetit shtetasi R. I., 73 vjeç, shtetasi A. D., dhe shtetasja L. D, pasagjerë në automjet të cilët janë dërguar në Spitalin e Pukës për ndihmë mjeksore.
Shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijonë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.