Aksidenti në Tiranë, Manastirliu viziton të lënduarit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu pasi mbërriti në vend ngjarje ku ndodhi aksidenti mes një urbani të Unazës dhe një automjeti, ka vizituar tani të lënduarit në “Spitalin e Traumës”.

Në spital janë duke marrë ndihmë mjekësore 5 të lënduar.

“Keni shpëtuar për mrekulli. Ka qenë vërtetë një atë e mirë”, dëgjohet t’u thotë ministrja të lënduarve.

“Organizmi ka qenë shumë i mirë, shteti ka qenë në këmbë, policia, ambulanca ka mbërritur shumë shpejt”, u shpreh Manastirliu./Priza.al

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *