Një aksident ka ndodhur sot në Tiranë, ku një 19-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka aksidentuar një 30-vjeçare shtatzënë. Mësohet se gruaja ka humbur njërën këmbë dhe ndodhet në spitalin e Traumës ku i është nënshtruar një operacioni.
“Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.