Kryebashkiaku Erion Veliaj në një komunikim për mediat foli për aksidentin në Tiranë pranë Kinema Agimi.
Veliaj tha se nga ekspertiza e policisë, rezultoi se të dy drejtuesit e automjeteve nuk kishin konsumuar alkool.
“Sot kemi pasur një aksident midis një autobusi dhe një makine. Lajmi i mirë është që kemi të lënduar lehtë. Menjëherë do të shkojmë në spital për të parë se si janë. Të dy drejtuesit e mjetit nuk kanë konsumuar alkool. Sigurisht në një zonë me shumë trafik dhe shumë aktivitete në Tiranë, lajmi i mirë është që nuk kemi të lënduar rëndë. Duhet të lejojmë policisë të bëjë punën dhe të mos bëhemi ekspertë për gjithçka”, tha Veliaj.
Kujtojmë që aksidenti ndodhi rreth orës 20:10, ku urbani Unazës është aksidentuar me një automjet tip “Benz”, e për pasojë të dy kanë përfunduar në Lanë.