Identifikohet 35-vjeçari që humbi jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin në kryeqytet. Viktima është Visar Meshi 35 vjeç, ndërsa janë dërguar në spital Ensid Hasanllari dhe Erenik Cakraj.
Aksidenti me pasojë vdekjen ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.
Policia bën me dije se automjeti tip “BMW” doli nga rruga duke u përplasur me mbajtësen anësore. Ende nuk është përcaktuar shkaku i aksidentit. Pritet që në orët e ardhshme të ketë më shumë informacion.