Autori i aksidentit të mbrëmshëm në zonën e Vasil Shantos në kryeqytet është vënë në pranga ditën e sotme. 24-vjeçari me inicialet A.Q, goditi 3 automjete dhe më pas u largua nga vendi ngjarjes. Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur 4 persona, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
A.Q., 24 vjeç, banues në Has, Kukës, pasi duke drejtuar automjetin, te “Komuna e Parisit”, ka goditur 3 automjete të tjera. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar 3 drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjere, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.