Një aksident që përfshiu dy makina dhe la të plagosur 5 persona ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Blutë njoftojnë se kanë arrestuar shtetasin kosovar me inicialet K.R, 23 vjeç, banues në kryeqytet. Sakaq, ka nisur procedimi penal për 25-vjeçarin me inicialet E.P.
Shtetasi kosovar duke drejtuar automjetin për shkak të një manovre të gabuar është përplasur me automjetin me drejtues 25-vjeçarin.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin kosovar K. R., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “5 Maji”, shtetasi K. R., duke drejtuar automjetin, për shkak të një manovre të gabuar, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. P