Detaje të reja kanë dalë në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e djeshme tek “Rruga e Kavajës”, ku 39-vjeçari Ajas Sulejmani përplasi me makinën e tij një foshnjë 3-muajshe dhe 2 prindërit e tij, Arjan dhe Vilma Konomi.
Burime për median bëjnë me dije se shoferit, policia i ka vendosur një masë administrative prej 1 milionë lekë të vjetrash si dhe pezullim patente për 2 vite.
Sakaq, mësohet se edhe më para Sulejmani ka marrë masa të shumta administrative, për shpejtësi, mosvendosje të rripit të sigurimit dhe kalim të semaforit me ngjyrë të kuqe.