Aksidenti te ‘Sheshi Skëndërbej’, shoferi: Më preu rrugën, nuk arrita dot…

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë “Sheshit Skënderbej” në Tiranë, ku një kalimtar është goditur nga një taksi.

Burime për median bëjnë me dije se qytetari ka marrë plagë të shumta në pjesën e kokës dhe në trup. Sakaq, shoferi ka pohuar se ka frenuar por nuk ka arritur të mbajë dot makinën pasi sipas tij, këmbësori i ka prerë rrugën duke ec me vrap.

Dyshohet se shkak i këtij aksidenti, është bërë shpejtësia e taksisë dhe lëvizja e gabuar e këmbësorit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *