Aksidenti tek “Shqiponja”/ Policia: U dëmtua 66-vjeçarja

Një aksident ndodhi gjatë kësaj të mërkure , në afërsi të ish-sheshit “Shqiponja” ku një autoambulancë u përplas me një makinë.

Ndërkohe për aksidentin në fjalë ka reaguar edhe Policia, e cila thekson se nga përplasja ka mbetur e dëmtuar një 66-vjeçare që ndodheshe në autoambulancë. E moshuara ndodhet në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.08.2022, në afërsi të ish-sheshit “Shqiponja”, janë përplasur mjeti ambulancë me drejtues shtetasin E. D., 55 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin F. K., 33 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë pasagjerja që ndodhej në ambulancë, shtetasja K. I., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

https://www.priza.al/2022/08/10/foto-aksident-tek-sheshi-shqipoja-ambulanca-perplaset-me-makinen/?fbclid=IwAR0HGfkn1NfHTROO_kgZkVpT_zNGMVELPtmz97pxSKnstZ1ci3wSDYh7fv4

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *