Aksidenti tragjik me 10 shqiptarë të vdekur, mediat kroate: Shkak, lodhja e shoferit

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik , në të cilin humbën jetën 10 shqiptarë nga Kosova të cilët po udhëtonin nga Frankfurti në drejtim të Prishtinës.

Mediat kroate shkruajnë se shkak i daljes së autobusit nga rruga dyshohet se ka qenë lodhja e shoferit, të cilët kishin vetëm 30 minuta që ishin ndërruar pas një pushimi që kishin bërë në Kroaci. Nga aksidenti mbetën 10 të vdekur dhe 48 të plagosur, 8 prej tyre në gjendje të rëndë.

Shefi i Policisë Rrugore të Stacionit Policor Slavonski Brod, Franjo Galiç u shpreh se ky ishte aksidenti më i rëndë që kishte parë.

“Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është një nga aksidentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të plagosurve.

Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”, tha ai. Shqiptarët nga Kosova po ktheheshin nga Gjermania, por udhëtimi i tyre mëngjesin e sotëm u pre në mes.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *