Aksidenti tragjik në Greqi/ Reagon ambasada shqiptare në Athinë

Ambasada shqiptare në Athinë ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik në Greqi të ndodhur mbrëmjen e djeshme. Si pasojë e tij 38 persona humbën jetën nga përplasja e dy trenave. Ambasada nuk dha asnjë informacion nëse ka persona shqiptarë mes të lënduarve apo viktimave, por i shprehu ngushëllime të gjithë familjeve që janë prekur nga kjo tragjedi.

“Trishtim i thellë për aksidentin tragjik në Tempe të Greqisë.

Shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave, duke iu bashkuar lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve” – shkruan ambasada në Facebook.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka bërë me dije se nuk ka asnjë informacion për shqiptarë që mund të jenë të përfshirë në këtë aksident.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *