Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar për tragjedinë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Larisa të Greqisë. Në një postim në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj i shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe i uroi shërim të shpejtë të personave të lënduar.
“Shumë i prekur nga lajmi për aksidentin në Greqi. Ngushëllime familjarëve të viktimave dhe shërim të shpejtë të lënduarve nga kjo tragjedi!
U prehshin në paqe!”, shkruan Veliaj.