Aksidenti tragjik në Itali i ka marrë jetën një 22-vjeçare shqiptare dhe 3 fëmijë.
Mediat italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur në rrugën mes Via Emilias dhe Parmës, ku automjeti i viktimave është përplasur me një shtëpi të pabanuar.
Mësohet se fëmijët të cilët kanë humbur jetën kanë qenë të moshës 2, 8 dhe 12-vjeç, ndërkohë që ka mbetur i plagosur rëndë partneri i shqiptares.
Raportohet se vetëm një nga fëmijët i përkiste çiftit, ndërsa dy të tjerët kanë qenë të afërm të tyre.