Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku humbën jetën 4 persona mes tyre dhe një shqiptar.
Mediat bëjnë me dije se viktimat të cilët u aksidentuan për vdekje janë 19-vjeçari shqiptar Xhuliano Këlliçi, Daniel De Re, 18 vjeç, Daniel Ortolanv, 19 vjeç dhe Marco Da Re, 19 vjeç. Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur ‘Godega di Sant’Urbano’, ku ishin banorët ata të cilët kanë lajmëruar ambulancën dhe policinë.
Fatkeqësisht të rinjtë kishin humbu jetën në vendngjarje.