Aksidenti tragjik në Shkodër/ Dalin pamjet nga vendngjarja, zbulohet identiteti i viktimës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Velipojë. Një mjet tip ‘Range Rover’ ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit.

Burime për ‘Priza.al’ bëjnë të ditur se viktima është 29-vjeçari Isa Kotrri.

 

 

Policia ka kryer veprimet hetimore e procedurale në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 07.01.2022, në aksin rrugor, Shkodër-Velipojë, automjeti tip “Range Rover”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga.

/Priza.al/

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *