Aksidenti tragjik në Vlorë me 4 viktima/ Rrjeti ‘shpërthen’ dhe kërkon drejtësi: Të konsiderohet ‘vrasje me dashje’, ishin me 200 në orë…

Aksidenti i sotëm në autostradën Fier-Vlorë, i cili pati 4 viktima të së njëjtës familje, nuk është një rast i izoluar dhe janë të shumtë qytetarët shqiptarë që janë bërë viktima të “piraterisë rrugore”.

Po thuaj se në të gjitha rrugët e Shqipërisë qarkullojnë drejtues automjetesh arrogant dhe vandal që me automjetet e tyre luksoze pretendojnë se kanë të drejtën kryesore në rrugë dhe shkaktojnë tragjedi të paimagjinueshme.

Nisur nga kjo situatë dhe nga ngjarja e sotme, komentet kanë vërshuar në rrjetet sociale, duke kërkuar nga shteti dhe drejtësia ndëshkim maksimal për autorët, të cilët edhe pse janë plagosur nga aksidenti, përsëri bartin fajin për shkaktimin e një tragjedie.

Aktivistja Edlira Çepani ka komentuar aksidentin që ndodhi paraditen e sotme në Fier-Vlorë dhe iu mori jetën 4 anëtarëve të një familjeje, mes tyre edhe dy vajzat e mitura.

Në një postim në rrjetet sociale, ku kanë komentuar edhe aktivistë dhe juristë të angazhuar në shoqërinë civile, Çepani pyet se a është kjo ngjarje rasti i një vrasjeje me dashje?

Edlira Çepani: “Nje AUDI e 2020es me shpejtesi 200 km/ore perplas nje makine familjare ku vdesin nena, babai dhe dy femije te vegjel qe po shkonin ne Vlore per pushime. Burrat e rinj qe shkaktuan aksidentin ne autostraden e Fierit dhe vrasjen e 1 familje te tere nuk vdesin, por thjesht plagosen dhe jane jashte rrezikut per jeten. Ç’vendim duhet te marre gjykata per ta? A nuk duhet te gjykohet kjo si nje vrasje me dashje????

Familja u prehte ne paqe…. 563 aksidente rrugore me pasoje plagosje dhe vdekje qe nga fillimi i 2021! A do merret ndonje mase???? Apo keta me makina te 2020es nuk i prekim me dore se kane leke apo pushtet???? Duhen denime SERIOZE per kedo qe behet rrezik per te tjeret!!!”

Enida Bozhani: “Vrasje me dashje! Pa diskutim! Ai neni per shkelje te rregullave te qarkullimit me pasoje vdekjen, ne nje rast te tille nuk gjen aplikim. Ketyre 25 vite sdo ja ndaja si perllogaritje, maksimumi qe mund te zbrisja ne denim vleresuar disa elemente shtese, jo me pak se 18 vite per shoferin dhe nja 11 vite per shoqeruesin si nxites ne bashkëpunim”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *