Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në Greqi. Një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash dhe më shumë se 30 persona kanë mbetur viktima teksa dhjetëra të tjerë janë plagosur. Begaj shprehu ngushëllimet për jetët e humbura.
“I tronditur nga tragjedia e përplasjes së trenit në Greqinë fqinje! Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të mbijetuarve ju uroj shërim të shpejtë. Unë dhe Shqipëria qëndrojmë përkrah me popullin grek” – thuhet në mesazhin e kreut të shtetit shqiptar.